TAGS-AT E JAVËS

Forum 4 Tetor 2025, 20:58

Rroftë Kryetari!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Rroftë Kryetari!

Jo e vërteta. por gënjeshtra është sunduese në garën politike në Shqipëri.

Si shpjegohet që në mbi dhjetë vjet Partisë Demokratike i vjedhin votat e nuk e lënë të jenë fituesit e zgjedhjeve në Shqipëri. 

Ajo, sipas kryetarit të saj, ka fituar gjithmonë, por gjithmonë kryetari i tyre thotë se u kanë vjedhur dhe manipuluar rezultatin e votimeve politike.

I. I humburi në një garë normale dhe të drejtë; por që nuk ka intelekt të lartë, jo vetëm që nuk e pranon humbjen, por gjithmonë thotë se ia kishin bërë me hile.

Edhe mashtruesi i zakonshëm këtë logjikë ka. Por edhe ai që spekulon në treg po këtë logjikë kriminale ka: ai gjithmonë nuk thotë që kam spekuluar si vjedhës, por...

Në psikologjinë moderne kjo quhet gjendje e një intelekti, i cili nuk ka moral dhe e një shteti ku nuk funksionon ligji.

Qytetërim do të thotë  para së gjithash, që, në një garë ku ti merr pjesë, duhet të pranosh realisht gjendjen tënde, pa qenë nevoja ta gënjesh veten dhe të tjerët, se ti ke fituar.

Por na duhet të theksojmë që kjo nuk është vetëm një gjendje e gënjeshtërt e bërë nga humbësi, sepse shpesh ky është edhe karakter individual i atij i cili nuk mund ta pranojë humbjen në një garë: por ka edhe diçka tjetër, sepse ai që ka humbur dhe që pas vetes ka edhe një grup individësh që janë bashkuar me kryetarin për interesa, kuptohet se edhe këtyre iu shërben gënjeshtra e kryetarit, dhe prandaj, të gjithë bashkë u thonë përkrahësve: "ne kemi fituar".   

Por ama të gjithë gënjejnë për interesin e tyre dhe të gjithë bashkë, me këtë psikologji, kalojnë nga humbja në humbje, dhe asnjëherë nuk e pranojnë humbjen, sepse kryetari që ka forcën, nëse dikush e pranon humbjen, e largon atë nga ekipi dhe ata që largohen bashkë me të vërtetën, humbasin edhe atë pakogjë që fitonjësi humbës ua jep për të jetuar në gënjeshtrën e humbësit fitues. Dhe jeta vijon...

Atëherë, të gjitha këto vijnë e krijohen nga kryetari i fuqishëm që gënjen dhe pastaj të gjithë përkrahësit futen te gënjeshtra dhe bërtasin për kryetarin dhe për veten si viktima, të cilëve, sipas tyre, me dredhi apo me falsifikim, u kanë "vjedhur" fitoren.

Ja kjo është tabloja e gënjeshtrës së madhe politike dhe të humbësit "fitues", edhe këtu në Shqipëri, prandaj gjendja jonë shoqërore nuk ka dalë ende nga gënjeshtra.

II. Por realisht, e gjithë kjo ndodh sepse, po të mos jetë gënjeshtra parësore në një gjykim politik, kryetarët aktualë do të kishin shkuar me kohë në vendin e tyre të një pune të rëndomtë dhe sa për të jetuar.

Atëherë, si përfundim, na duhet të themi se: jo e vërteta por gënjeshtra është sunduese në garën politike në Shqipëri.

Po, në garën politike në Shqipëri është ende gënjeshtra ajo që mban rendin e të mundurit që thotë se: " Unë jam fitues, por më kanë manipuluar rezultatin që kam marrë nga votimi popullor".

Por, në një kohë që kryetari humbës, i ka humbur zgjedhjet katër herë rresht thotë: "fituesi ka manipuluar zgjedhjet, sepse fituesi jam unë.

Kurse humbësit e shumtë që janë me këtë parti, të  qetësuar, pas kësaj gënjeshtre - bërtasin me entuziazëm -

Rroftë Kryetari!

1 Komente

  1. N
    Ngjartak Spela

    Ngjela është idiot noterial!

    Lini një Përgjigje