
Të shohim deputetët e partive “parimore” nëse do të kërkojnë një ligj për hapjen e plotë të dosjeve të ish-spiunëve të Sigurimit, apo do të heshtin si krimba.
Kush e gjen sa ish-spiunë të Sigurimit ka ky Parlamenti i ri që do të mblidhet në shtator? Ka një drekë të mirë dhe një kostum falas.
I vetmi vend ish-komunist që në 35 vite pluralizëm nuk guxuan kurrë elitat vendimmarrëse politike që të hapin dosjet e fëlliqësirave të Sigurimit.
Ftoj Gentë Sulën të deklarojë publikisht nëse e lejojnë që të deklarojë se sa nga 11 subjektet që garuan në këto zgjedhje dërguan listë për verifikim tek Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit – edhe pse aty ka ish-spiunë brenda.
Pyetja është për 140 deputetët, se po të pyes për 2046 kandidatët që kishin të 11 partitë që morën pjesë në zgjedhje, del numër tre shifror.
Tani të shohim deputetët e partive “parimore” nëse do të kërkojnë një ligj për hapjen e plotë të dosjeve të ish-spiunëve të Sigurimit, apo do të heshtin si krimba.
Unë e propozoja një ligj të tillë, por Rama dhe spiunët e tjerë të PS nuk e votuan, dhe ligji im mori 30 vota në vitin 2020.
Lini një Përgjigje