
Gjithçka ka ngrirë në zërin e një kryeministri që flet tre herë në ditë pa thënë asnjë mendim...
Kur shoqëria në një demokraci hyn në monotoninë e një individi që vijon të jetë kryeministër sepse shoqëria është e shqetësuar me liderin e opozitës për ato që ka bërë kur ka qenë në pushtet, kjo shoqëri ose ky shtet nuk mund të ketë vlerë për zhvillim.
Gjithçka ka ngrirë në zërin e një kryeministri që flet tre herë në ditë pa thënë asnjë mendim; por ama njerzit e durojnë sepse ai që e konkuron në partinë rivale; është një individ që shoqëria dhe intelektualët progresive e dinë që ai është një person që urren shoqërinë e tij.
Në këtë situatë jemi ne sot në Shqipëri: Edi Rama si kryeministër; që përballë ka si kundërshtar rival të partisë Demokratike Sali Berishën, i cili urren shoqërinë e tij por drejton edhe një parti lidershipi i së cilës është nën interesin e korrupsionit që ka kryer kur ka qenë në pushtet.
Por Saliu është nën akuzë penale; dhe shenjat janë se ai do të dënohet për korrupsion.
Atëhere?
Asgjë; politika e re do të nisë bashkë me burgimin e Saliut.
Po si do vijoj kjo politikë e re?
Do të nisë me zgjedhjet e reja; pasi Partia Demokratike të ketë zgjedhur kryetarin e ri.
Po kur mund të ndodhë kjo?
Kjo pritet të ndodhë sapo që dënimi i Berishës nga SPAK të marrë formën e prerë dhe të hyjë në fuqi.
Po Rama pse do të lëkundet deri në rrëzimin e tij nga kjo gjendje e re politike?
Sepse nuk do të ketë më Saliun përballë... dhe, me kryetarin e ri; Partia Demokratike vjen në pushtet për katër muaj.
Nuk jam tifoz i z. Ngjela, por ka plotësisht të drejtë. Vetëm kam frikë se këtë aksiomë e di dhe Rama, po dënoj Berishën ka dënuar veten.
Dita e paraqitjes programit,ishte nje kombinim i shkelqyer midis Saliut dhe Edit,per te bere ate cfaqe te shemtuar.Qellimi ishte mos paraqitej programi dhe dyshoj,qe nuk ekziston,pasi dhe gjate fushates degjuam vetem keneten dhe bufin.Megjitheate uroj te bejne dicka te mire,se mosha duhet ti kujtoje,qe ka nje fund dhe nuk mund te marrin gje me vehte.