Si mund t’i ndihmojmë fermerët nga padituria e qeverisë së zgjedhur edhe nga ata?
Shumë njerëz në korridoret e vendimarrjeve politike e konsiderojnë taksimin mjetin që siguron të ardhurat buxhetore edhe kur hartojnë politikat kujdesen për maksimizimin e të ardhurave në buxhet edhe minimimizimin e informalitetit.
Jo, taksimi është instrumenti apo një nga politikat ekonomike më të rendesishme në duar e qeverisë, edhe si e tillë objektiv te pare ka të ndikojë sjelljen edhe vendimarrjet e njerëzve në tregje të caktuara. Taksimi incetivon ose dicentivon sjellje të caktuara në një treg, madje risqet apo përfitimet që krijohen nëpërmjet tij ndikojnë vendimet e njerëzve për të hyrë apo për ti braktisur tregje të caktuara.
Taksimi i fermerëve në këto 12 vite ka qenë produkt par excellence i lobingjeve të grupeve të caktuara pranë qeverisë.
Irracionalitetin e tij nuk kanë mundur ta ndryshojnë as zgjidhjet e rekomaduara ndër vite nga stafet teknike e as këmbëngulja e Erion Braçes. Madje si për ironi të fatit sa herë është rishikuar është berë më keq.
Nuk po futem në detaje teknike, por një skemë e drejtë edhe incentivuese pa dëmtuar fermat e vogla por që ndihmon bashkimin dhe krijimin e fermave të mëdha do të duhet të përmbante:
1. Tvsh 0 në lëndën e parë buqësore
2. Tvsh 0 në makineritë buqësore.
3. Heqjen e skemës të autofaturimit me TVSH qoftë të plotë qoftë të reduktuar për grumbulluesit kur blejnë nga fermat e vogla. (pasi dy kushtet e para e lehtësojnë fermën e vogël nga tvsh-ja në blerje).
4. Aplikimin e Tvsh-së për produket e fermave të mëdha.
5. Kthim i një pjese të TVSH së faturuar nga fermat e mëdha, në forma subvencioni në bazë të TVSH-së së faturuar. (kjo do ta incentivonte fermën të bashkohej por edhe të faturonte me TVSH).
Eksperienca tregoi që çdo variant tjetër i provuar ka rezultuar një akrobaci që nuk e ndihmon fermerin edhe ndikon në fragmentizimin e mëtejshëm të buqësisë edhe jo në krijimin e ekonomisë së shkallës, pavarësisht se në publik është paketuar edhe shitur nga qeveria si zgjidhje brilante.
Fakti që sektori buqësor nuk është më në recesion por ka rënë në një depresion të plotë edhe të vështirë pasi ka 13 tremujorë konsekutive që pëson ulje, tregon se politikat ekonomike të hartuara duke përfshirë taksimin kanë detyruar njerëzit të braktisin këtë sektor jetik për ekonominë edhe vendin.
Sektori buqësor nuk rregullohet duke ndryshuar inspektorët e AKU-së e as duke konfiskuar produktet e duke vendosur gjoba mbi ato pak njerëz që kanë vendosur të operojnë akoma në këtë treg të vështirë edhe abuziv.
Pasi, informaliteti nuk është shkaku por pasoja i një tregu të çrregulluar edhe abuzuar nga politikat e painformuara të qeverive socialiste, e cila me votën e fermereve do të vazhdojë t'i hartojë politikat edhe këto 4 vjet.
Si mund t’i ndihmojmë fermerët nga padituria e qeverisë së zgjedhur edhe nga ata?
Lini një Përgjigje