
Nisur nga përbërja e komisionit, priten tre lloj tymrash për të dalë:
Sipas afatit të përcaktuar nga komisioni brenda SPAK-ut, sot është data 22 korrik, ku ky komision pritet të marrë në intervistë 7 kandidatët që kanë ngelur në garë për kreun e BKH.
Të gjithë sytë janë drejtuar nga godina e SPAK-ut për të parë çfarë tymi do të dalë.
Nisur nga përbërja e komisionit, priten tre lloj tymrash për të dalë:
Një tym i bardhë si Dumani
Një tym i zi si Kraja
Një tym portokalli në ngjyrë limonatë si Dibra
Duke parë që Dumani është i vetëm në këtë komision, atëherë shanset për të dalë tym i bardhë janë zero.
Më shumë mundësi do të dalë tym me ngjyrat e Ylberit si flamuri i LGBTI, i zi, i verdhë dhe portokalli.
Pra, shefi i ri i BKH pritet të jetë një amalgam, që do të thotë një pinjoll sigurimsash, hetuesish, prokurorësh të komunizmit, lidhje me ish-spiunët e rinj që kontrollojnë KPA dhe kalojnë në veting ato që nuk i kalon KPK, dhe trendi sorosian që ju shërben kujdo që është në krye. Pastaj, nuk ka problem të ndryshojë qëndrim, duke u shërbyer kapos së radhës.
Prandaj, për të shtatët ju, kandidatët që sot do t'ju marrë në provim hetues Kraja dhe kandidati për deputet i BRPSH më 31 mars 1991 dhe Behar Portokallija, mos u merzisni kot nëse nuk plotësoni kushtet e të qenurit në ngjyrën e ylberit, se nuk fitoni dot.
Ishalla del pak tym, se po doli shumë do të qelbi dynjanë me atë aromë të ndyrë që do të ketë.
Një gjë është e sigurt që Znj. Nancy, e ngarkuar me punë si përfaqësuese e SHBA në Tiranë, nuk do të dalë ta përshëndesë zgjedhjen e shefit të BKH, sepse Sekretari i Shtetit i tha qartë që mos bëni më foto as me Qeverinë, as me Drejtësinë, as me Politikën, as me SPAK-un, por lëreni të hanë kokat me njëri-tjetrin e të vrasin veten, po deshën, sa kohë që nuk na "vrasin" stabilitetin, sovranitetin, demokracinë amerikane dhe nuk na prishin interesat tona.
Lini një Përgjigje