TAGS-AT E JAVËS

Forum16 Nëntor 2025, 22:17

SPAK do të vendosë drejtësi për “21 Janarin”

Shkruar nga Spartak Ngjela

SPAK do të vendosë drejtësi për “21 Janarin”

Kjo çështje makabër me vrasjen e katër personave do të hetohet dhe gjykohet nga SPAK...

Ka disa ditë që po dëgjoj mendime jashtë sensit ligjor, procedural dhe hetimor profesional për 21 Janarin e vitit 2011.

Si ka mundësi të flite pa përgjegjësi, kur në atë ditë tragjike janë vrarë katër njerëz të pafajshëm?

Kurse me e rënda në logjikën popullore e joprofesionale të atyre që diskutojnë për 21 Janarin, është fakti që për këtë çështje penale, është gjykata ndërkombëtare ajo që ka bërë kërkesën e rigjykimit të saj, të cilën tani e ka marrë si çështje penale SPAK.

Dhe këtu mbyllet çdo diskutim.

Kjo çështje makabër me vrasjen e katër personave do të hetohet dhe gjykohet nga SPAK.

Dhe kjo është normë juridiko - penale që nuk e prek dot askush.

Ne po presim se çfarë do të vendosë SPAK për vrasjen e katër personave të pafajshëm me predhat e një shteti që ende nuk dihet se çfaeë shteti ka qenë, dhe prandaj do të hetohet dhe gjykohet nga organi i lartë i drejtësisë në Shqipëri - SPAK.

Kurse duhet të theksojmë se SPAK ka ndërkohë edhe ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare në dhënien e drejtësisë.

Dhe këtu mbyllet gjithçka, sepse çdo diskutim tjetër është një diskutim me një sens komun ose popullor dhe joprofesional.

Po pritet gjykimi në SPAK.

Dhe kjo mjafton për këdo që të presë gjykimin për vrasjen e katër njerëzve të pafajshëm me predhat e shtetit, në 21 janar të vitit 2011.

2 Komente

  1. G
    Gjynaf i gjori

    Do te hetohet dhe do te GJYKOHET nga Spak -thote Avokati Ngjele. E degjoni o jurista ?!!!. Po ska faj i shkreti se jo shume larg dilte neper studio duke pellitur se gjykatesi qe i dha vulen ne fillim Berishes, zhukri , duhej te DENOHEJ se kishte bere KRIM. Dihet se pastaj kte KRIM e kreu edhe Gjykata e larte dhe ajo e Apelit. Kaq sa per profesionalizmin e Ngjeles.

    1. T
      Tng

      Mos e merni per njeri Normal kete,se ska pune tjeter,ky mer rrogen per lehje qenesh pa kuptim????

      Lini një Përgjigje