Ora la Repubblica Commerciale d'Albania pensa solo ai propri interessi. È una Repubblica aggressivamente egoista e tale dovrebbe rimanere.
Nei Balcani ci sono solo repubbliche parlamentari, ma non sono tutte uguali. La Serbia è una repubblica militare. Cerca costantemente il conflitto.
Un tempo la Serbia era una repubblica contadina e questo è uno dei motivi per cui i serbi non si convertirono all'Islam.
Durante l'occupazione ottomana, la maggior parte degli abitanti dei villaggi serbi erano i principali allevatori di maiali in Europa e, se si convertivano, dovevano lasciare il lavoro perché il Corano proibisce la carne di maiale.
Non conosco il serbo, ma credo che questo popolo abbia meno ragioni di chiunque altro di chiamare gli altri maiali, perché ha imparato molto da questo amato animale.
Nel frattempo, il Kosovo è una Repubblica Romantica. Non ha ancora un obiettivo economico, ma solo obiettivi nazionali. Deve esistere.
Vive ancora con lo stress di vedersi confiscare i propri territori, e questo le impedisce di concentrarsi sui propri obiettivi commerciali, che sono comunque limitati.
La Turchia è quasi una Repubblica Religiosa. La religione ha tenuto uniti tutti i popoli che la compongono e oggi protegge la Repubblica Turca, che è stata più volte sull'orlo dell'abisso, ma ne è sempre uscita appendendo la bandiera in cima al minareto.
Da parte sua, la Grecia è una Repubblica Marinara. Forse la più grande del pianeta, perché oggi trasporta quasi il 25% delle merci mondiali con la sua magnifica flotta, l'unica arte pratica rimasta dalla sua antichità, quando tutta la Grecia era divisa in diverse piccole repubbliche.
La Croazia, d'altra parte, è una Repubblica tedesca. Gli Ustascia, burattini di Hitler nei Balcani, l'hanno strappata con la forza alla sua tradizione liberale veneziana, costringendola a seguire la ferrea disciplina germanica che non potrà mai costruire una Repubblica Commerciale, ma al contrario la uccide ogni volta che può.
Se domani ci fosse un altro conflitto in Europa, la Croazia si schiererebbe comunque dalla parte della Germania e gli Ustascia, ormai assonnati, prenderebbero le armi contro i loro vicini, i Rom e gli Ebrei che un tempo avevano sterminato con la forza.
Il Montenegro è una Repubblica turistica, ma essendo molto piccola, non ha la possibilità di svolgere un ruolo di primo piano nella regione. Questa Repubblica in mare è costantemente minacciata dalle correnti filo-occidentali e filo-orientali, quindi, essendo una piccola imbarcazione, ondeggia facilmente e può affondare improvvisamente.
La Macedonia, invece, è una Repubblica di Plastica. Incastonata tra Grecia, Bulgaria, Albania e Serbia, assomiglia a un panino che assume sempre la forma del pane che lo circonda.
A causa delle pressioni provenienti dall'estero, la Macedonia cambia occasionalmente nome e poi costituzione, e non sorprende che in futuro cederà territori se costretta a farlo.
Sikur Shqipëria të mos sillej si një Republikë Tregtare të cilës nuk i intereson shumë çfarë ndodh pas saj, ajo mund ti ndizte kollaj 30 për qind të banorëve të Maqedonisë, për ti ndryshuar hartën këtij shteti plastik.
Po ne çfarë Republike jemi?
Para disa kohësh kam shkruar se vitet e fundit Shqipëria po merr formën e një Republike Tregtare çka nuk është keq, madje është shumë mirë.
Sa më shumë lexoj histori aq më shumë bindem se ky është destini jonë që në kohën kur anijet e Romës vinin në brigjet tona për tu furnizuar.
Ahmet Zogu ishte i pari që kuptoi se Shqipëria mund të funksiononte si një Republike Tregtare. Mbreti Zog ndoshta nuk e dinte çfarë po bënte, por nevoja e tij për tu shkëputur nga Ballkani dhe Orienti, dhe për tu orientuar nga deti ishte e dukshme këmbëngulëse dhe e qëllimshme.
Zogu e hapi vendin për hebrenjtë, hoqi ferexhetë, forcoi monedhën, mori arkitektët më të mirë italianë të kohës, krijoi një kastë tregtare të shkathët, hapi tregun, ndërtoi bankën, fali tokë për investime dhe dha shumë koncesione tek të huajt.
Paratë dhe energjitë që Zogu harxhonte për shkëlqim, për famë, për fotografi, martesa e tij glamour, veshja dhe makinat, nevoja për të kapur lajme në shtypin ndërkombëtar, më shumë se një mani për të rënë në sy, ishte një mënyrë për ta bërë më joshës projektin naiv të Republikës Tregtare që ai e kishte në kokë, pa e formuluar dot.
Sikur ekonomia anemike e Shqipërisë ta kishte ndihmuar dhe Lufta e Dytë Botërore të mos na sillte komunizmin si një shpërblim për 500 vjet prapambetje, ndoshta Zogu do kishte ndërtuar Republikën Tregtare të Shqipërisë 100 vjet më parë.
Po të kishte pasur më shumë kohë, Ahmet Zogu do i kishte bërë një shërbim të madh vendit duke korruptuar Partinë Komuniste siç bënë para dhe pas tij të gjitha vendet e Perëndimit me metoda gjysëmdemokratike.
Por në vitin 1939 Europa e vrau Republikën Tregtare të Ahmet Zogut dhe e pushtoi me ushtri. Ushtarët evropianë e mbytën në djep Republikën tonë të Parë Tregtare, tani sapo jemi futur tek e dyta.
Por çfarë është Republika Tregtare?
Qëllimi kryesor i një Republike Tregtare është të shkëlqejë, aq sa nganjëherë ajo duket sikur mendon më shumë për të huajt se për vendasit.
Republika Tregtare kërkon të jetë gjithë kohën një vitrinë lluksi, një avangardë në ndërtim dhe në organizime kulturore,në samite të mrekullueshme, tolerante me të gjitha racat, me të gjitha kombet, sidomos me të gjitha fetë, një hub, pra një zonë e lirë për piktorët, artistët, arkitektët, për start upet, një vend i mbushur me festivale dhe koncerte në çdo stinë, joshës për ata që bëjnë trend në tregjet ndërkombëtare, të cilët e vizitojnë atë shpesh nga deti dhe nga ajri duke kërkuar të sigurojnë aty një copë tokë për vete, ose për biznes.
Por që të jesh Republikë Tregtare duhet të plotësosh patjetër një kusht.
Duhet të kesh det. Megjithatë jo të gjithë ata që kanë det mund të bëhen Republika Tregtare.
Libani ka qenë një Republikë Tregtare, por Izraeli që ka dalje në det njëlloj si Libani, nuk ka qenë dhe nuk do jetë ndoshta dot kurrë një Republikë Tregtare.
Arabia Saudite ka më shumë det se Dubai por ajo nuk do jetë asnjëherë një Republikë Tregtare sepse ka një profil thellësisht prodhues. Ajo prodhon naftë dhe nuk ka klas.
Dubai nuk prodhon pothuajse asgjë. Ai vetëm shërben, mikpret investitorë për taksa të ulëta, ndërton në mënyrë futuriste, garanton siguri kursimesh, nuk pyet nga i fiton paratë, shet lluks, pushime të paharrueshme dhe mundësi kontaktesh fantastike për biznes, art dhe sport.
Republika Tregtare e bazon zhvillimin ekonomik tek tregtia dhe jo tek prodhimi, prandaj ato mbajnë një monedhë të fortë sepse tregtarët e saj duan të blejnë lirë jashtë vendit, mallrat që ua shesin të huajve që vijnë pa pushim të vizitojnë Republikën e tyre.
Republika Tregtare mban taksa më të ulëta se gjithë fqinjët e vet për tu marrë atyre paratë. Republikat Tregtare nuk kanë fe.
Ato nuk janë më një produkt evropian dhe as i krishterë siç kanë qenë dikur. Ato mund të jenë aziatike si Singapori, mund të jenë latine si Panamaja, mund të jenë muslimane si Libani dhe Dubai, prandaj mund të jenë edhe ballkanike si Shqipëria.
Republikat Tregtare nuk kushtëzohen nga forma e regjimit. Hong Kongu është pjesë e një vendi jo demokratik si Kina. Dubai është një monarki dhe nuk është fare republikë.
Aty njerëzit nuk votojnë për ata që qeverisin. Pra demokracia nuk është detyrimisht një kusht për një Republikë Tregtare, por në të kundërt siguria është kushti jetik.
Duke i renditur këto elementë duket sikur flasim pak për Shqipërinë. Shqipëria pothuajse nuk prodhon dhe taksat nuk i ka shumë të larta.
Ajo vetëm ndërton, gatuan, blen dhe shet. Bashkë me betonin, historia, dielli, uji, malet dhe gjellët janë pasuria e saj më e madhe.
Shqipëria ka sot monedhën më të fortë në histori, ndoshta që nga koha e Mbretësirë para 100 vitesh, çka favorizon tregtarët që blejnë, më shumë se prodhuesit që shesin dhe kjo politikë duket e qëllimshme.
Shqipëria po investon shumë në turizëm, në transport dhe është një vend shumë i hapur për të huajt qofshin turistë, punëtorë krahu apo tregtarë nga të gjitha anët e botës.
Shqipëria ndërton shumë ,ndoshta më shumë se kushdo në Evropë dhe duke marrë parasysh madhësinë dhe popullsinë që ka kuptohet se ndërton për të huajt që mund të vijnë nesër.
Nga ana tjetër ajo po largohet me shpejtësi dhe kokëfortësi nga konfliktet me komshinjtë, madje deri në atë pikë saqë duket sikur interesat e shqiptarëve që jetojnë në vende të tjera po i injoron në dobi të interesave të veta tregtare. Ballkani i hapur është një ilustrim.
Megjithëse Kosova u çor duke bërtitur se Ballkani i hapur i dëmtonte interesat e saj, sërish Shqipëria nuk u tërhoq dhe nënshkroi bashkë me Serbinë dhe Maqedoninë për të hapur kufinjtë dhe për të taksuar më pak qarkullimin e mallrave, një gjest tipik i një Republike Tregtare që takson më pak miellin dhe më shumë gjakun, sepse i pari shitet, kurse i dyti jo.
Sot, një biznesmen nga Dubai për Shqipërinë, ka më shumë rëndësi se gjithë qeveria serbe. Një autobuz turistësh nga Anglia ka më shumë peshë se çdo i çmendur në Bosnje. Një grup kinezësh në kafenetë e Tiranës sjell më shumë të ardhura se një qytet nga Kosova dhe çfarë mendon Bullgaria për integrimin e Shqipërisë nuk bën më asnjë lajm, ndryshe nga 30 vjet më parë kur vizita e një bullgari me kostum ishte një ngjarje kombëtare që festohej në bulevard.
Tani Republika e Tregtare e Shqipërisë shikon vetëm xhepat e saj. Ajo është një Republikë agresivisht egoiste dhe kështu duhet të vazhdojë të jetë.
Edhe konflikti i fundit me Greqinë ishte konflikt i një Republike Tregtare që grindet me një Republikë tjetër Tregtare. Grindja për Bashkinë e Himarës nuk ndodhi për shkaqe nacionaliste por për arsye ekonomike, tregtare.
Shqipëria nuk mund të pranonte që lejen për hotelet, për plazhet dhe shezlonat t'ia përcaktonte një Republikë rivale Detare dhe ka të drejtë.
Nëse Himara do kishte qenë në Mallakastër apo në Dibër, asnjë konflikt nuk do ndodhte me Greqinë. Prandaj Shqipëria nuk veproi si një Republikë Nacionaliste por si një Republikë Tregtare.
Ajo mbrojti me forcë, me polici dhe gjykata detin e vet, pra në një kuptim ekonominë e vet duke i shkuar parimit se, raison d’etat, pra e drejta e shtetit, prevalon mbi të drejtat e njeriut.
Por nëse Republika Tregtare e Shqipërisë ka një rrezik ai vjen nga Europa. Europa është gjithnjë kundër Republikave Tregtare.
Franca e Napoleonit shkatërroi në fillim Republikën e mrekullueshme tregtare të Venecias.pastaj Italia u bashkua duke mbledhur mbetjet e të gjitha republikave të veta tregtare përfshi Venecian, Genovën, Pisën dhe Napolin. Pak më vonë u bashkua Gjermania e cila shkatërroi me sukses republikat tregtare të Amsterdamit, Antverpit dhe Hamburgut.
Bashkimi Evropian vitet e fundit shkatërroi me sukses republikat e mbetura tregtare të Maltës dhe Qipros. Kësaj të fundit ia mori të gjitha kursimet mbi 100 mijë dollarë brenda një natë cka është një nga aktet më mizorë financiarë në historinë moderne.
Dhe të mendosh se këtë e bëri me pretendimin se do ta shpëtonte Qipron nga falimentimi. Ishte sigurisht një gënjeshtër e sajuar nga urrejtja e pangopur gjermane ndal lirive të tepruara financiare. Qëllimi i vërtetë ishte zhdukja e modelit ekonomik të Qipros bankat e të cilës mblidhnin para nga gjithë bota pa pyetur çfarë pasaporte ke.
Ne sa kemi nisur të negociojmë me Europën dhe kërkësa kryesore e saj është formalizimi ekstrem, kontrolli i rreptë i tregut, i bankave dhe i të ardhurave.
È più facile per gli immigrati albanesi portare i propri risparmi a Taiwan che riportarli in Albania. L'Europa non lo consente perché pensa che le banche siano casseforti, la chiave di cui è sempre stata in possesso. Ma quando avremo concluso i negoziati, tra cinque anni, è certo che l'Europa non sarà più quella di oggi.
Stanno emergendo nuove forze politiche che cercheranno di cambiare questo modello economico, dando un po' più di potere agli Stati membri.
L'Europa capirà che la sua periferia non può comportarsi come il rigido Nord. Qui c'è più sole, le persone indossano abiti leggeri e la brezza marina soffia via i soldi dalle loro tasche.
L'Albania è storicamente situata tra Oriente e Occidente e questo tipo di hub potrebbe in futuro fungere da angolo, o più precisamente, da capo, di maggiore libertà finanziaria.
Quindi dico che forse questa volta potremmo avere un po' di fortuna. Potremo goderci la nostra Repubblica Mercantile per qualche anno perché, come dicono i vecchi marinai, il vento sembra caldo e potrebbe spingere la nostra nave in acque più calme.
Lini një Përgjigje