TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2026, 11:52

Karamele kanabisi me postë nga SHBA, arrestohet 48-vjeçarja në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti
Karamele kanabisi me postë nga SHBA, arrestohet 48-vjeçarja në
Karamele kanabisi

Një operacion i Antidrogës së Tiranës çoi në goditjen e një rasti të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar. Në pranga përfundoi një shtetase amerikane 48-vjeçare me inicialet Sh.I., banuese në Shqipëri, e cila dyshohet se ishte pritësja e një pakete të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dyshimet nisën pas kontrollit të kryer në doganë, ku autoritetet konstatuan se dërgesa përmbante karamele në formë xhelatine me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me një peshë totale prej rreth 572 gramësh.

Për të identifikuar marrësin e pakos, policia organizoi një dorëzim të kontrolluar. Një efektiv i Antidrogës, i infiltruar në rolin e postierit, e dorëzoi pakon në adresën e shtetases amerikane. Menjëherë pasi ajo e mori në dorëzim, ndërhynë forcat e policisë, të cilat e arrestuan në flagrancë.

Gjatë marrjes në pyetje, 48-vjeçarja mohoi të kishte porositur lëndë narkotike. Ajo deklaroi se nuk kishte bërë asnjë porosi të paligjshme dhe se pakoja e sekuestruar nuk ishte porositur prej saj.

Lënda e sekuestruar është dërguar për ekspertim, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të verifikuar origjinën e porosisë. 

droge me poste nga shba

Lini një Përgjigje