Nga raportimet paraprake bëhet me dije se një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë pranë aeroportit të Rinasit.
Nga raportimet paraprake bëhet me dije se një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur.
Dyshohet se ngjarja është një atentat kriminal, ku automjeti tip Benz është sulmuar nga një tjetër automjet në lëvizje. Disa kalimtarë të rastit, por edhe policë kanë shkuar në ndihmë për të hapur mjetin.
Ndërkohë, në foton e publikuar shihet makina e cila është bërë "shoshë", nga breshëria e plumbave, ku raportohet se shoferi ka mbetur viktimë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të atentatit.
Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli për të kapur autorët, të cilët janë larguar në drejtim të paditur.
Në përditësim...
Lini një Përgjigje