TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2023, 14:16

Atentat me tritol në Shkozet, hidhet në erë mjeti i Aldi Mustafës

Shkruar nga Pamfleti
Atentat me tritol në Shkozet, hidhet në erë mjeti i Aldi
Pamjet nga vendngjarja

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Shkozet të Durrësit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 në Shkozet ku një mjeti tip "Golf 5" në pronësi të shtetasit Aldi Mustafa, mikut të “Rrumit” të Shijakut i është vënë tritoli.

Makina siç mund ta shihni edhe nga pamjet, është në lëvizje. Policia thotë se lënda plasëse e llojit eksploziv ishte e vendosur në gomën e pasme dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet – Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, saktësoi edhe Policia e Durrësit, në një informacion paraprak për mediat.

Aldi Mustafa, 37 vjeç, banues në Durrës, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, me 10 vite burg, në Gjermani.

Mësohet se Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa ka pasur lidhje me ‘Rrumin’, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Mustafa u arrestua më 30 gusht 2021 në kuadër të operacionit të koduar ‘Misioni’, bashkë me dy të tjerë, Uran Zykën, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”, si dhe Tahir Gjinikën, 33 vjeç, banues në Durrës.

Tre të ndaluarit dyshohet se do kryenin një vrasje, kundrejt pagesës.

atentat me tritol në shkozet aldi mustafa

Lini një Përgjigje