Kronike 3 Prill 2023, 10:49

Aksidenti i frikshëm në Astir, arrestohet drejtuesi i automjetit që përplasi të riun; viktima ende i paidentifikuar

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti i frikshëm në Astir, arrestohet drejtuesi i automjetit

Policia e Tiranës  ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili përplasi për vdekje një këmbësor pasditen e djeshme në Unazën e Madhe, në zonën e Astirit, në rrugën “Teodor Keko”.

Në pranga është vënë shtetasi me inicialet  P. M. (M)., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar.

Nga pamjet e publikuara, të filmuara nga kamerat e sigurisë, u pa se këmbësori po kalonte rrugën në një në një vend pa rrugë për këmbësorët dhe të ndarë me trafikndarës. Gjithsesi, shoferi duhet të mbajë përgjegjësi për shpejtësinë e lartë me të cilën po drejtonte mjetin.

Ky aks sipas qytetarëve është tepër problematik për banorët pasi nga Dogana deri te zona e njohur “Rrethi Astirit” nuk ka mbikalime.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

tirane durrës policia