Biznesmeni Mondi Mëhalla u ekzekutua me armë zjarri pistoletë në karburantin e tij.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Raportohet se një biznesmen është vrarë me armë zjarri në Unazën jugore të Elbasanit.
Sipas informacioneve, biznesmeni Mondi Mëhalla është ekzekutuar në karburantin e tij "Xhaxhi Oil". Ai është gjetur i vdekur brenda një makine pranë karburantit në pronësi të tij. Raportohet se biznesmeni është qëlluar me 2 plumba në kokë.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset e qytetit, ndërsa ambjenti ku ka ndodhur vrasja është i survejuar me kamera sigurie.
Dyshohet se atentati ka qenë i mirëorganizuar ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja pasi kanë konfirmuar ekzekutimin e Mëhallës.
Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar në Elbasan. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”, rreth orës 20:35. Bëhet me dije se viktima është gjetur i vrarë brenda automjetit.
Ndërkohë që mësohet se janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.
“Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.
Lini një Përgjigje