TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Tetor 2025, 12:14

"10 mijë lekë që të kalosh", AMP arreston inspektorin e Pikës Kufitare Rinas 

Shkruar nga Pamfleti

"10 mijë lekë që të kalosh", AMP arreston

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arretsuar një inspektor të pikës kufitare Rinas.

Ndaj inpektorit me inicialet K.K rëndon vepra penale e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv. 

Mësohet se punonjëis i pikës kifitare kishte pranuar shumën prej 10 mijë lekësh të ofruar nga një person, për ta lënë të kalonte lehtësisht në aeroport.

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor K. K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Duke marrë shkas nga trajtimi i rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku janë transmetuar pamjet audiovizive të një shtetasi (i paidentifikuar), i cili takon punonjësin K.K., me kërkesën për të udhëtuar pa probleme nëpërmjet aeroporit, duke i ofruar shumën 10.000 lekë të reja. Në datën 07.10.2025 shtetasi është paraqitur për të udhëtuar dhe ka dorëzuar dokumentacionin e udhëtimit tek punonjësi E. L., i cili kryen veprimet e rregjistrimit të udhëtimmit.

Ndaj punonjësit të policisë Inspektor E. L., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, janë referuar materialet hetimore në gjendje të lirë si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë", njofton AMP.

Lini një Përgjigje