TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shkurt 2026, 11:37

"100 mijë euro, ose do publikoj fotot e tua intime", arrestohet 37-vjeçari në Tiranë (Emri)

Shkruar nga Pamfleti

"100 mijë euro, ose do publikoj fotot e tua intime", arrestohet

Një 37-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kërcënuar një 26-vjeçare për përfitim financiar.

Sipas të dhënave, i arrestuari është identifikuar si Hasan Loku.

37-vjeçari i ka kërkuar të resë shumën prej 100 mijë eurosh, duke e kërcënuar se do të publikonte foto intime nëse nuk plotësonte kërkesën.

"Kanosi një shtetase, për t’i dhënë 100 000 euro, që të mos i publikonte në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, arrestohet shtetasi kosovar.

Menjëherë pas indicjes se një shtetas kanoste nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në një platformë një 26-vjeçare, që t’i jepte 100 000 euro, për të mos i publikuar në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit “Privatësia”, kapën dhe u vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin kosovar:

-H. L., 37 vjeç, banues në Kosovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, njofton policia. 

arretsim ne tirane kanosje

1 Komente

  1. R
    Roku

    Sa njerez te mire keta Kosovaret

    Lini një Përgjigje