
Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Durrës–Rrogozhinë.
Rreth orës 09:30, një automjet ka përplasur këmbësorin 72-vjeçar, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë ndërhyrë shërbimet policore dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.
Autoritetet vijojnë hetimet për të dokumentuar shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit fatal.
Lini një Përgjigje