TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shkurt 2026, 10:20

Familja Kola do të prehet në atdhe, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e tyre në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Familja Kola do të prehet në atdhe, mblidhen 75 mijë euro
Familja Kola do të prehet në atdhe

Brenda dy ditësh janë mbledhur mbi 75 mijë euro në platformën GoFundMe për familjen Kola, e cila humbi katër anëtarë në Porcari, në provincën e Luccas, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit.

Nisma për mbledhjen e fondeve u ndërmor nga Durim Kola, vëllai i Arti Kolës, që humbi jetën.

Sipas organizatorëve, shuma do të shërbejë për mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për transportimin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore.

Pjesa tjetër e fondeve do të përdoret për mbështetjen e familjarëve.

Ngjarja tragjike i mori jetën Arti Kolës, bashkëshortes së tij Jonida, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijëve të tyre, Hadjarit 22 vjeç dhe Xhesikës 15 vjeçe. Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se shkaku i vdekjes ishte helmimi nga monoksidi i karbonit, i prodhuar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi në banesë.

Donacionet janë realizuar nga dhjetëra qytetarë, me shuma që variojnë nga 50 deri në 500 euro.

Prokuroria e Luccas ka nisur procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Dyshimet paraprake lidhen me kaldajën, e cila raportohet se ishte e re dhe e instaluar nga pronari i banesës.

Ndërkohë, autoritetet presin rezultatet e analizave toksikologjike për katër viktimat, të cilat do të përcaktojnë hapat e mëtejshëm të hetimit. Pas përfundimit të procedurave ligjore, trupat do të dërgohen në Shqipëri për varrim.

familja kola do të prehet në atdhe 75 mijë euro për kthimin e tyre

Lini një Përgjigje