Kronike26 Qershor 2023, 21:36

22 vjeçari përplas me motor të miturën në Vlorë, përfundojnë të dy në spital

Shkruar nga Pamfleti

22 vjeçari përplas me motor të miturën në Vlorë,

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen sonte në Vlorë, ku një 22-vjeçar ka përplasur me motor një të mitur 11-vjeçare.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur të dy personat, ndërsa tashmë ndodhen në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

"Sot, rreth orës 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur “Xhamia”, shtetasi H. B., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Niponia”, ka aksidentuar një shtetase të mitur, rreth 11 vjeçe, si pasojë kanë ngelur të dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.", njofton policia.

vlore motor spital