Kronike26 Qershor 2023, 21:07

Të shtënat me armë në Tropojë, reagon policia: 49-vjeçari plagosi dy persona, njëri prej tyre kalimtar i rastit

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat me armë në Tropojë, reagon policia:

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga të shtënat me armë zjarri në Tropojë ndërsa policia konfirmon se janë plagosur dy persona.

Me anë të një njoftimi, uniformat blu bëjnë me dije se pas një konflikti për motive të dobëta, një 49-vjeçar ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A.B. Sakaq, sipas policisë i plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit.

“Plagosi me armë zjarri 2 shtetas (njëri prej tyre kalimtar), pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e tij.

Rreth orës 20:10, në Bajram Curri, në oborrin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. S., 49 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B.

Si pasojë e të shtënave, është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. B.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, është rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes.”, njofton policia.

tropoje arme polica te plagosur