TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Qershor 2025, 07:54

Aksident i frikshëm në Sarandë, makina kthehet përmbys në anë të rrugës

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i frikshëm në Sarandë, makina kthehet përmbys

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Sarandë, pranë stadiumit të qytetit. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka persona të dëmtuar, ndërsa nga pamjet shihet një automjet i përmbysur në anë të rrugës.

Sipas raportimeve paraprake, një automjet, për të cilin dyshohet se drejtohej nga një shtetas i huaj ka goditur disa mjete të tjera të parkuara dhe në lëvizje dhe ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore të cilat kanë bërë këqyrjen e vendit dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Sipas policisë drejtuesi i mjetit nuk ka rezultuar të ketë konsumuar alkool.

Lini një Përgjigje