TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Mars 2026, 08:56

Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën një 39-vjeçare; dy të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, humb
Foto nga aksidenti

Viktima është identifikuar si Nertila Abazaj, 39-vjeç.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qarkun e Fierit, në aksin “Levan–Tepelenë”, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 39-vjeçare.

Viktima është identifikuar si Nertila Abazaj, 39-vjeç.

Sipas policisë, një autoveturë tip “Kia” që drejtohej nga 39-vjeçarja ka dalë nga rruga e fshatit Varibop për të hyrë në autostradën Levan-Tepelenë. Në momentin e hyrjes në autostradë, automjeti i saj është përplasur nga një furgon që po qarkullonte në këtë aks rrugor.

Si pasojë e goditjes së fortë, 39-vjeçarja ka humbur jetën në vendngjarje ndërsa drejtuesi dhe pasagjeri që ndodheshin në fugon janë transportuar drejt spitalit rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe patrulla e qarkullimit rrugor për të normalizuar lëvizjen e automjeteve në këtë segment. Gjithashtu, janë thirrur edhe shërbimet zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga automjeti.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

"Rreth orës 07:20, në aksin rrugor “Levan–Tepelenë”, shtetasja N. A., rreth 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Kia”, është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. M.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasja N. A., ndërsa shtetasi P. M. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Benz”, shtetasi S. R., ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, humb

aksident i rëndë levan–tepelenë

Lini një Përgjigje