TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2026, 22:36

Rama intensifikon lëvizjet për të shuar revoltën, fton “protestuesit e mirë” në dialog

Shkruar nga Pamfleti
Rama intensifikon lëvizjet për të shuar revoltën, fton
Edi Rama

Pas sulmeve dhe linçimeve, Rama duket se tani është hedhur në veprim për t’i dhënë goditjen e fundit protestës. Ndryshe nga ditë e tjera, sot është hedhur teza e dialogut.

Rama ka shpërndarë një postim të avokatit Dorian Matlija, i cili distancohet nga dhuna sot te Kuvendi. Sipas Ramës ky është hap konstruktiv. Por sipas tij, e vetmja zgjidhje është dialogu. Pra duket se Rama tani do të nisë skemën e përçarjes, ku do të tentohet dialog me “protestuesit e mirë” me shpresën se kjo do i japë fund revoltës.

Hap konstruktiv në drejtimin e duhur, po dy gjëra duhet t’i kuptojë kushdo ka arritur në këtë kthesë, paçka se me pak vonesë:

1. Ky “pushteti kriminal” është në negociata me Bashkimin Europian për anëtarësimin e Shqipërisë dhe ka mandatin më të fortë popullor të 20 viteve të fundit, pikërisht që të mbyllë negociatat pa humbur asnjë ditë kohë e pa u çfokusuar në asnjë moment nga ky mision kombëtar.

2. Sot nuk ka asnjë moment tjetër historik për të pasur parasysh, përveç rrugës së hapur të Bashkimit Europian për Shqipërinë, e cila nuk duhet lënë kurrësesi të mbyllet, ndërsa temat e “natyrës, Vjosë-Nartës, flamingove, transparencës, anti-korrupsionit apo arrogancës së pushtetit” ka vetëm një rrugë për t’i trajtuar me seriozitet:  Dialogu demokratik me Qeverinë Shqiptare”, shkruan Rama.

rama protesta

1 Komente

  1. e
    erc

    qesharak patetik.."Protesta duhet të kthehet aty ku ishte më e fortë, te qytetarët, te natyra, te flamingot, te masiviteti, te humori, te pankartat gjithë fantazi" Ky ka frike e dhjet gjak e do proteste me humor..turp larve!

    Lini një Përgjigje