TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2026, 22:09

Milani nxjerr në shitje Rafael Leaon, kuqezinjtë vendosin çmimin për “kokën” e portugezit

Shkruar nga Pamfleti
Milani nxjerr në shitje Rafael Leaon, kuqezinjtë vendosin
Rafael Leao

Rafael Leao duket gjithnjë e më pranë largimit nga Milani, duke sinjalizuar fundin e një bashkëpunimi që ka zgjatur prej disa sezonesh. Sulmuesi portugez kishte lënë të kuptohej që në përfundim të sezonit se ishte i gatshëm të niste një aventurë të re, ndërsa tashmë edhe drejtuesit e klubit italian duket se janë të hapur për ndarjen.

Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, Milani nuk e konsideron më Leaon pjesë të projektit të ardhshëm dhe ka dhënë sinjale të qarta për një transferim të mundshëm. Klubi thuhet se ka kontaktuar përfaqësuesit e futbollistit, duke i informuar se është i gatshëm të shqyrtojë çdo ofertë serioze për kartonin e tij.

Kuqezinjtë e vlerësojnë Leaon rreth 60-70 milionë euro dhe synojnë ta shesin përfundimisht. Megjithatë, nuk përjashtohet edhe mundësia e një huazimi me detyrim blerjeje, si një formulë që do t'i lejonte klubit të mbyllte përfundimisht kapitullin me sulmuesin portugez.

Deri në këtë fazë nuk ka oferta konkrete për 26-vjeçarin, por qëndrimi i qartë i Milanit pritet të nxisë klubet e interesuara të hedhin hapa konkretë në merkaton e verës.

rafael leao sulmuesi portugez milan

Lini një Përgjigje