
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 11:10 në hyrje të qytetit të Bilishtit. Motomjeti me drejtues shtetasin B. S., 67 vjeç, është përplasur me një automjet të drejtuar nga shtetasi B. K., 25 vjeç.
Për fat të keq, si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi Besim Stena.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje