TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Qershor 2025, 12:55

E rëndë në Durrës/ 2 turistët gjenden të braktisur në det, njëri vdes në port tjetri në gjendje të rëndë në spital 

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Durrës/ 2 turistët gjenden të braktisur

Mjetit i ishte fikur motori dhe besohet se dy personat kanë vuajtur hipoterminë e mundshme në det të hapur (i ftohti dhe uji). Nuk dihet se për sa orë kanë qëndruar në det të hapur dy personat, për të cilët po punohet edhe për identifikimin.

Një shtetas i huaj (turist) ka humbur jetën dhe një i dyti është gjetur në situatë kritike nga Policia Kufitare, gjatë një patrullimi rastësor në ujërat detare shqiptare ditën e sotme.

Policisë Kufitare bëri me dije se ka transportuar dy shtetas të huaj, nga të cilët një ka humbur jetën, i seksit mashkull dhe personi tjetër u mor nga ambulanca në gjendje shoku.

Personat nuk kishin mjete identifikuese, teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas informacioneve nga porti, rezulton se sot (1 qershor) teksa patrullonte në det, një skaf i kufirit ka hasur një motor uji me dy persona sipër.

Mjetit i ishte fikur motori dhe besohet se dy personat kanë vuajtur hipoterminë e mundshme në det të hapur (i ftohti dhe uji). Nuk dihet se për sa orë kanë qëndruar në det të hapur dy personat, për të cilët po punohet edhe për identifikimin.

Skafi i kufirit ka bërë transportimin e tyre në port te kalata zero. Ndërkohë teksa mbërriti autoambulanca, fatkeqësisht njëri prej tyre ndërroi jetë, kurse tjetri u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Për rastin është ngritur edhe grupi hetimor, teksa priten rezyultatet e ekspertimit mjeko-ligjor dhe dëshmitë nga i mbijetuari.

Lini një Përgjigje