
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Kamenicë të Divjakës.
Një mjet tip “Benz” është përplasur me një motorçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 15-vjeçar i cili lëvizte me motoçikletë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Pushimi i Shoferit Divjakë”.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur e shkaqeve të plota të aksidentit.
Lini një Përgjigje