TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Qershor 2025, 10:16

Seanca në GJKKO/ Nëna e Santiago Malkos përplaset ashpër me Leonard Dukën: Nuk ta fal kurrë gjakun e djalit tim!

Shkruar nga Pamfleti

Seanca në GJKKO/ Nëna e Santiago Malkos përplaset ashpër me

Ka nisur sot procesi gjyqësor ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos.

Ata janë Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga.

Mësohet se babai i Leonard Dukës nuk është paraqitur për të dëshmuar për shkak të gjendjes shëndetësore. Përsëritet fletëthirrja për babanë e Leonard Dukës, Muhamet Duka që të dëshmojë.

Leonard Duka ka nisur dëshminë dhe u është përgjigjur pyetjeve të avokates.

Avokatja pyet Dukën: A keni patur Sky Ecc?

Duka: Jo.

Kur pyetet për kodin, Duka thotë: S’e kam idenë.

Avokati: Keni pasur kontakte me persona që kanë pasur Sky?

Duka: Jo s’kam pasur asnjë kontakt.

Kur pyetet lidhur me një foto të gjetur në Sky, Duka thotë: Nuk jam unë.

Behar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar keni pasur kontakte?

Duka: Po e kam takuar.

Dibra: Po komunikime të tjera?

Duka: Jo.

Dibra: Po babai juaj ka pasur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?

Duka: Babai im s’ka pasur asnjë problem.

SPAK ka sjellë prova të reja në SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj.

Gjykata ka nxjerrë nënën e Santiago Malkos jashtë pas rritjes së tensioneve.

"S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras. Më fute djalin në dhe”, i drejtohet Dukës, nëna e Santiago Malkos.

“Është sallë gjyqi, s’mund të bëhet çfarë t’u dojë qejfi”, thanë togat e zeza.

Lini një Përgjigje