Kronike20 Prill 2024, 22:31

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, ndërron jetë 17-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, ndërron jetë

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në Fushë-Krujë. Mësohet një 17-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet tip "Hyundai".

Shoferi i automjetit i identifkuar si Andi Kullaj është arrestuar nga policia, e cila nodhet në vendngjarje.

Viktima është identifikuar si Isuf Mehmeti.

Paraprakisht dyshohet se shkak kryesor i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe më të cilën po lëvizte automjeti.

Për këtë arsye makina dyshohet se ka marrë zvarrë të miturin për rreth 50 metra, duke bërë që viktimës t'i bien nga xhepat sendet personale por edhe një këpucë nga këmba.

fushe kruje aksident