
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 24-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi humbi kontrollin e biçikletës që drejtonte dhe u përplas me një shtyllë tensioni.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme në Lakonikis në Kalamata.
Mediat greke shkruajnë se 24-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua për në spital, por fatkeqësisht nuk arriti dot t'i mbijetonte plagëve të marra pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Lini një Përgjigje