Kronike 9 Korrik 2023, 14:08

Tragjedi në plazhin e Kavajës, mbyten në det babai dhe 2 fëmijët e tij të mitur

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në plazhin e Kavajës, mbyten në det babai dhe 2

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në plazhin Vilë-Boshtovë në Kavajë ku janë mbytur tre persona nga Kosova.

Uniformat blu bëjnë me dije se të mbyturit janë babai i identifikuar si Elvis Halilaj me dy djemtë e mitur. Babai 50-vjeçar dhe dy djemtë e tij të moshës 13 dhe 15 vjeç ishin duke notuar në det dhe ndërruan jetë si pasojë e rrymave detare.

"Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi 50-vjeç, Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga  Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t'i shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.

Mësohet se ambulanca ka mbërritur ne vendngjarje rreth një orë e gjysmë me vonesë, sakaq nuk dihet nëse tre viktimat kanë dalë nga deti me shenja jete apo jo. Po ashtu bëhet e ditur se nuk ka pasur roje bregdetare që të ndalonin pushuesit të hynin në det.

Elvis Halilaj dhe dy fëmijët e mitur nga Tirana kanë ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Sipas informacioneve policore, dyshohet se të tre kanë qenë duke notuar në thellësi në det dhe ka pasur shumë dallgë. Ndërsa nga informacionet paraprake dyshohet se ka qenë duke u mbytur një nga djemtë dhe më pas ka shkuar për ta shpëtuar babai dhe djali tjetër. Nuk qartësohet nëse viktimat kanë dalë me shenja jeta nga deti apo jo.

kavaje plazh det mbyten femije babai