Kronike 8 Maj 2023, 16:54

Aksident i rëndë në Itali/ 'Benzi' përplaset me pemën, humb jetën 24-vjeçari shqiptar; plagosen dy të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Itali/ 'Benzi' përplaset me

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dhe dy të rinj të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mediat vendase raportojnë se i riu shqiptar po udhëtonte si pasagjer me një Mercedes CLK, i cili pas një devijimi të papritur, doli nga rruga në cep të via Banfi dhe via Graziadei, duke u përplasur me një pemë.

Sipas të njëjtave burime mësohet se shqiptari që ka humbur jetën ishte i ulur në sediljen e djathtë, ndërkohë që të lënduar nga ky aksident kanë mbetur një tjetër shqiptar 23-vjeç që ishte dhe drejtuesi i makinës dhe një 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljet e pasme të mjetit.

Sakaq, policia po heton në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.

aksident itali benz peme 24-vjecari shqipta