TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shtator 2023, 10:20

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 27-vjeçari shqiptar; do bëhej baba së shpejti

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 27-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku një shqiptar 27-vjeç ka ndërruar jetë pas humbi kontrollin e motorit tip Yamaha R6 ku udhëtonte.

Aksidenti i rëndë ndodhi në Circonvallazione Oriani, një zonë në Verona.

Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Redon Qevani. I riu shqiptar u përplas me një pemë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në ngjarje nuk është përfshirë asnjë mjet tjetër, ndërsa policia po përpiqet të verifikojë dinamikën e saktë të ngjarjes.

Dyshimet janë që aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e hutimit të motoçiklistit, shpejtësisë ose keqfunksionimit të motorit. Të gjitha këto do të sqarohen nga policia.

Të tjera media shkruajnë se në vendin e aksidentit pas ngjarjes shkuan mbi 30 të afërm të viktimës. I trishtë është fakti se i riu do të bëhej së shpejti baba i një djali. Në vendin e ngjarjes ishte e pranishme edhe gruaja e viktimës.

Mediat shkruajnë se një prej të afërmve i ka vënë zjarrin motoçikletës pa bërë të ditur arsyen. Për këtë është dashur ndërhyrja e karabinierëve të tjerë për të menaxhuar situatën që ka qenë e tensionuar.

aksident itali 27 vjecari shqiptar

Lini një Përgjigje