TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shtator 2023, 10:05

Shkatërrohet banda kriminale e drogës dhe prostitucionit në Itali, arrestohen 24 persona; mes tyre dhe shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Shkatërrohet banda kriminale e drogës dhe prostitucionit në

Një grup kriminal i shpërndarjes së drogës është shkatërruar nga policia italiane ditën e sotme.

Mediat italiane shkruajnë se gjatë një operacioni masiv të zhvilluar me 200 karabinierë në provincat e Milanos, Bergamos, Cremona, Leço, Lodi, Mantua, Monza Brianza, Piacenza, Savona, Torino dhe Varese, Brescia, Cosenza është bërë i mundur arrestimi i 24 anëtarëve të përfshirë në këtë rrjet.

Sipas mediave grupi kishte bazën në Lombardi dhe ishte i lidhur me Shqipërinë, i cili ushqeu një rrjet të dendur shpërndarjeje droge në territorin italian dhe zviceran.

Karabinierët arrestuan 24 persona për krimet e shoqatës kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës, ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni, grabitje dhe zhvatje.

Gjithashtu janë kryer 40 kontrolle dhe janë sekuestruar të ardhurat e veprimtarisë së trafikut të drogës, në vlerën e qindra mijëra eurove.

droge prostitucion shqiperi arrestim itali

Lini një Përgjigje