TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Nëntor 2023, 14:43

Aksident i rëndë në Itali, përplaset për vdekje 75-vjecarja shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Itali, përplaset për vdekje

Një aksident i rëndë rrugor ka shkaktuar vdekjen e një 75-vjeçareje mbrëmjen e djeshme në Porcari të provincës së Luccas në Itali.

E moshuara me origjinë shqiptare, por banuese në zonë, po kalonte në këmbë rrugën “Puccini”, kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një e re.

Fatkeqësisht, edhe pse me ndërhyrjen e menjëhershme të një ambulance, e moshuara nuk arriti dot të mbijetonte. Mediat lokale shkruajnë se viktima është Feime Besnik Nurce, e cila u godit nga një automjet tip Volkswagen Golf. Gruaja përplasi keq kokën në tokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas një rindërtimi fillestar dhe ende përmbledhës, 75-vjeçarja po ecte përgjatë një pjese të aksit rrugor pa trotuar dhe me ndriçim të dobët kur vendosi të kalonte rrugën.

Në atë moment po mbërrinte e reja që drejtonte makinën Golf dhe për arsye që ende janë nën hetim nga policia, nuk mundi të shmangte të moshuarën. Përplasja ka qenë e fortë dhe 75-vjeçarja është hedhur disa metra larg, duke humbur menjëherë ndjenjat për shkak të një dëmtimi shumë të rëndë në kokë.

aksident itali

Lini një Përgjigje