
Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka aksidentuar një vajzë të mitur. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ndërsa automjeti tip “Opel” ka përplasur 9-vjeçaren në rrugë.
Sipas policisë, e mitura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Blutë po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ku dyshohet se është shpejtësia tej normave e mjetit.
“Y. H., 45 vjeç, banues në Kamëz, pasi në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka aksidentuar një të mitur 9 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje