
Një aksident i rendë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Policanit, ku një makinë raportohet se ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme. Bëhet me dije se mjeti drejtohej nga një 15-vjeçar.
Si pasojë ka humbur jetën një pasagjer, 15 vjeç, si dhe është plagosur i mituri që drejtonte mjetin dhe dy vajza bashkëmoshatare. Mësohet se viktima është A. Zylyftari, ndërsa të plagosurit F. Zylyftari dhe dy vajza të mitura.
"Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.
Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit", njofton Policia.
Lini një Përgjigje