TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Prill 2023, 21:13

Arrestimi i nipit të deputetit të PS, Artan Hoxha zbardh detajet: U prangos duke konsumuar darkën e iftarit

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i nipit të deputetit të PS, Artan Hoxha zbardh detajet: U

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahaman Rraja ka rënë në prangat e policisë në Fushë-Krujë mbrëmjen e sotme.

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje mbi arrestimin e tij.

Në një postim në rrjete sociale, Hoxha shkruan se Rraja u arrestua teksa ishte duke konsumuar darkën e iftarit me një grup besimtarësh myslimanë në një lokal pranë Urës së Gjolës. Gazetari bën me dije gjithashtu se Rraja nuk ka bërë rezistencë gjatë momentit të arrestimit.

Postimi i Artan Hoxhës:

Forcat speciale sapo kanë arrestuar personin e shpallur në kërkim Ramazan Rraja, rreth orës 19:45 minuta.

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist në zonën e Fushë Krujës, Rrahman Rrahja, u ndalua ndërsa ishte duke konsumuar darkën e iftarit me një grup besimtarësh muslimanë në një lokal pranë Urës së Gjolës.

Pas një informacioni të marrë në rrugë operative, një numër i madh i forcave speciale nga Tirana kanë rrethuar lokalin që ndodhet në krahun e majtë të rrugës nacionale Vorë–Fushë Krujë. Më pas ato kanë ndërhyrë duke arrestuar pa rezistencë shtetasin Ramazan Rraja.

ramazan rraja arrestim fushe-kruje

Lini një Përgjigje