TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Qershor 2026, 21:50

Aksident i rëndë në Qafë Thanë, kamioni del nga rruga dhe rrokulliset disa metra

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Qafë Thanë, kamioni del nga rruga
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Librazhd–Qafë Thanë.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:45, në zonën e njohur si “Kthesat e Qafë-Thanës”, një kamion i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u rrokullisur disa metra poshtë saj.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe kryerjen e veprimeve procedurale.

Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e drejtuesit të mjetit apo nëse ka persona të tjerë të lënduar si pasojë e aksidentit.

Autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të kamionit në një prej segmenteve më problematike të këtij aksi rrugor.

aksident qafe thane

Lini një Përgjigje