TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Maj 2025, 10:39

Aksident i rëndë në Tiranë, humbin jetë dy të rinj

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Tiranë,  humbin jetë dy të
Foto Ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt. 

Dyshohet se automjeti me drejtues një 24 vjeçar, është përplasur me motomjetin me drejtues një 23 vjeçar dhe pasagjer një 18 vjeçar.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit dy të rinjtë 23 dhe 18 vjec.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

aksident i rende

Lini një Përgjigje