TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2025, 18:01

Aksident i rëndë pranë Kishës së “Shna Ndou”, “benzi” merr përpara tre persona!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë pranë Kishës së “Shna

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën pranë Kishës së “Shna Ndou” ku një automjet ka përplasur tre këmbësorë.

Mësohet se drejtuesja 45-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit të saj tip “Benz” dhe ka aksidental dy këmbësore 21 dhe 39 vjeç dhe një shitëse ambulante, 18-vjeçare. Të tre të plagosurat janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin shërbimin mjekësor dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Kurbin/Informacion paraprak/ Rreth orës 16:25, në rrugën pranë Kishës “Shna Ndou”, Kurbin, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasen A.Z., 45 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët shtetasen D.D., 21 vjeçe, shtetasin E.R., 39 vjeç, si dhe shitësen ambulante shtetasen A.Gj., 18 vjeçe.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje