Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan.
Mësohet se 3 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe si pasojë një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore. Raportohet se, personat e tjerë të përfshirë në aksident kanë pësuar lëndime të lehta.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Lini një Përgjigje