TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2026, 13:57

Francë-Marok, në “dorë” të argjentinasve/ Pesë “patriotë” të Messit në çerekfinalen e parë të “Botërorit”

Shkruar nga Pamfleti
Francë-Marok, në “dorë” të argjentinasve/
Francë-Marok

Arbitrat vijojnë të jenë në qendër të debatit në Botërorin 2026, për shkak të disa vendimeve të kontestuara si nga gjyqtarët në fushë, ashtu edhe nga zyrtarët e sistemit VAR. Këtë herë, polemikat kanë shpërthyer përpara se të nisë ndeshja.

Shkak është bërë vendimi i FIFA-s për t'ia besuar çerekfinalen e parë të Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut një trupe arbitrash tërësisht nga Argjentina. Facundo Tello do të jetë arbitri kryesor, ndërsa dy ndihmësit e tij, arbitri i katërt dhe arbitri VAR do të jenë gjithashtu argjentinas.

Kjo është hera e parë gjatë këtij Botërori që pothuajse e gjithë trupa arbitrare për një ndeshje përbëhet nga përfaqësues të të njëjtit shtet. Në të gjitha sfidat e zhvilluara deri tani, FIFA kishte zgjedhur që vetëm arbitri kryesor dhe dy asistentët të ishin nga e njëjta kombësi, ndërsa arbitri i katërt dhe ai i VAR-it vinin nga vende të tjera.

Vendimi i fundit i qeverisë botërore të futbollit nuk është pritur mirë në Francë, sidomos për faktin se arbitrat janë nga Argjentina, një prej rivalëve të mëdhenj dhe një kundërshtar i mundshëm i "Gjelave" në rrugën drejt fitimit të Kupës së Botës.

Sipas "RMC Sport", ky vendim është një tjetër dëshmi e mënyrës së papërshtatshme të veprimit të FIFA-s. Edhe media të tjera franceze kanë reaguar në të njëjtën linjë, ndërsa në kampin e kombëtares franceze lajmi është pritur me më shumë qetësi, pavarësisht përvojës jo të mirë me arbitrimin në ndeshjen e 1/16-ve të finales ndaj Paraguajit.

francë-marok

Lini një Përgjigje