
Tre automjete janë përfshirë në një aksident mesditën e sotme në autostradë në afërsi të fshatit Dushk të Lushnjes. Një e moshuar që udhëtonte në mjetin tip Audi me targa AB 963DT që drejtohej nga vajza e saj, ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve në spitalin e Lushnjes.
Fatmirësisht drejtuesja e automjetit si dhe dy shoferët e tjerë të mjeteve të përfshirë në aksident nuk janë lënduar. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se kamioni me targa maqedonase i ka prerë rrugën mjetit tip Audi që kishte hyrë në korsinë e parakalimit. Po kështu dhe furgoni me targa AB 411 CM është përplasur me kamionin.
Pas përplasjes 'Audi' ka përfunduar në mes të rrugës i kthyer përmbys.
Lini një Përgjigje