TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2023, 21:59

Përgjaken sërish rrugët, aksident me vdekje edhe në Durrës; makina përplas motorin pranë fshatit Kullë

Shkruar nga Pamfleti

Përgjaken sërish rrugët, aksident me vdekje edhe në

Përgjaken sërish rrugët në vend. Pas aksidenti tragjik në Astir ku makina përplasi një këmbësor për vdekje, një tjetër person ka humbur jetën. Këtë herë aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si kthesa e ariut pranë fshatit Kullë, në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, personi që ka humbur jetën ka qene duke udhëtuar si pasagjer në motor dhe në një moment shoferi i motorit ka bërë një manovër të nxituar dhe i ka prerë rrugën një në makine e cila po qarkullonte fare pranë tij, gjë që ka rezultuar fatale për pasagjerin e motorit.

Gjithashtu mësohet se shoferi i automjetit me të cilin është përplasur motori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë pasagjeri shtetasi M. N, që ndodhej në motomjet, ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesine mjekëve.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

aksident durrës

Lini një Përgjigje