
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.
Një automjet me drejtues një shtetas 20-vjeçar banues në Korçë është përplasur me automjetin me drejtues një shtetas 19 vjeçar, banues në Prrenjas.
Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi 20-vjeçar, si edhe po kryhen ekzaminime edhe për dy pasagjerët.
"Në aksin rrugor "Librazhd-Qafë Thanë”, automjeti me drejtues shtetasin 20 vjeç, banues në Korçë është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin 19 vjeç, banues në Prrenjas.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi 20 vjeçar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, po kryejnë ekzaminime edhe dy pasagjerë.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit", njoftoi policia.