TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shtator 2023, 21:04

Vuante nga një sëmundje e rëndë, i burgosuri humb jetën në Senatoriumin e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Vuante nga një sëmundje e rëndë, i burgosuri humb jetën

Një 57-vjeçar që vuante dënimin në burgun e Berati ka ndërruar jetë gjatë një operacioni në Senatoriumin e Tiranës.

Valerio (Vasillaq) Gërxhi ishte duke vuajtur dënimin në Burgun e Beratit, kur gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Beratit dhe më pas drejt Senatoriumit të Tiranës.

Mësohet se i burgosuri vuante nga mushkëria dhe ka gjetur vdekjen në sallën e operacionit gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

Valerio (Vasillaq) Gërxhi ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Milanos në Itali për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe vendimi penal italian u njoh në Shqipëri, ku Gjykata e Apelit e dënoi atë me 5 vite burg, të cilat më pas u shtuan në 7 vite burg nga një vendim i marrë nga Gjykata e Lartë.

Burime nga IEVP Berat bëjnë me dije se vitin e fundit i burgosuri kishte shfaqur probleme të shumta shëndetësore dhe merrte trajtim mjekësor.

Të njëjtat burime konfirmojnë se për shkak të problemeve shëndetësore ai kishte kërkuar edhe lirim me kusht por kërkesa e tij nuk ishte marrë parasysh.

semundje sanatorium

Lini një Përgjigje