Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje këmbësoren 46-vjeçaren.
Uniformat blu bëjne me dije se shoferi i automjetit është arrestuar.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 59 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh, shtetasi A. H. dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetasen N. S., 46 vjeçe, këmbësore, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital”, njofton policia.
Lini një Përgjigje