
Një aksident i rëndë me dy të plagosur ka ndodhur paraditen e sotme në dalje të tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë.
Mësohet se automjeti i llojit Mercedes me drejtues 37-vjeçarin Denis Metaj ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, e si pasojë është goditur me murin mbrojtës të rrugës.
Raportohet se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit, i cili ka marrë plagë në fytyrë nga xhami i makinës dhe pasagjeri i identifikuar Hati Rakipaj, 21 vjeç, i cili ka frakturë në këmbë.
Dy të plagosurit janë banorë të Vlorës. Ata janë transportuar menjëherë në urgjencën e Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Nga kontrolli për testin e alkoolit, doli se drejtuesi i mjetit nuk kishte konsumuar alkool.
Lini një Përgjigje