
Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjyq dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasa për vrasjen e Ramazan Mataj.
Ndaj dy vëllezërve rëndon akuza për ‘Vrasje me paramendim’ dhe katër vepra të tjera penale.
Ngjarja ndodhi më 4 janar 2025 në fshatin Dragoç, Shkodër, ku Ramazan Mataj u gjet i vrarë brenda një automjeti tip Benz. Për këtë ngjarje, autoritetet ndaluan dy vëllezër, Arjon Hasaj dhe Klisman Hasaj, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezër, shtetasit A.H. dhe K.H., të akuzuar për pesë vepra penale.
Në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur në 05.01.2025 ku rreth orës 07:15 në vendin e quajtur ‘Dragoç’ njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër, u vra me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi R.M.
Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin, në përfundim të hetimeve, u morën të pandehur vëllezërit, shtetasit A.H. dhe K.H., të cilët akuzohen për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyee dhe municionit’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’ parashikuar në nenet 78-25, 278/1/4-25, 274-25, 80-25 dhe 301-25 të Kodit Penal", njofton Prokuroria.
Lini një Përgjigje