Në dëshminë e dhënë në GJKKO, Erjon Alibej tregon se e ka paguar Nuredin Dumanin për vrasjen e Dorian Shkozës. Alibej thotë se i ka dhënë fillimisht 50 mijë euro dhe pas vrasjes së vëllezërve Haxhia, i ka dhënë pjesën tjetër.
Ndërkohë për vrasjen e Regis Runaj, Xhuliano Hoxha ka qenë ai që ka siguruar armët, kryesisht tek një hoxhë. I penduari i drejtësisë ka treguar dhe për sigurimin e armëve të tjera për ngjarje të ndryshme kriminale.
Erjon Alibej dëshmoi se shoku i vëllait të ndjerë Alban Qerosi, i ka dhënë një automjet që është përdorur për vrasjen e vëllezërve Haxhia.
"Për vrasjen e Dorian Shkozës, unë i dhashë Nuredin Dumanit 50 mijë euro. Mbas ekzekutimit te vëllezërve Haxhia i dhashë pjesën tjetër. I ofrova 100 mijë euro në total për vrasjen e Dorjan Shkozës. I kam shpjeguar Nuredinit që mos e kalo urën, hap krahun djathtas dhe është një makinë ML e zezë. Për vrasjen e Regis Runaj, është marrë Xhuljano Hoxha, nuk jam marrë unë me armët.
Për ngjarjet e tjera, armët thuajse i kam siguruar të gjitha te hoxha, për të cilën kam dhënë deklarime më parë. Në vrasjen e Bujar Çelës, Nuredini ka pasur armë vetë, nuk më kujtohet nëse me ka kërkuar mua armë. Ka pasur raste kur kam pas edhe armë gjendje. Për vrasjen e vëllezërve Haxhia, një makinë e ofrova unë. Me atë u bë ekzekutimi. Ma dha një djalë nga Shijaku, shok i hershëm i vëllait tim të ndjerë dhe ai ma ofroi. I thërrasin Alban Qerosi, emër mbiemër nuk ia di. E kam takuar disa herë këtë person, shumë herët", tha Alibej.
Lini një Përgjigje