TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Gusht 2025, 10:59

Aksident në aksin rrugor Përmet-Çarçovë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin rrugor Përmet-Çarçovë, automjeti

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Përmet.

Sipas policisë, një 52-vjeçar me inicialet A.M ka përplasur një 90-vjeçar në aksin rrugor Përmet-Çarçovë, i cili humbi jetën në vendngjarje. 

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Ndërsa, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

"Sipas informacionit paraprak, rreth orës 09:10, shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin S. P., 90 vjeç, gjithashtu banues në Përmet. Për fat të keq, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit", njofton policia.

Lini një Përgjigje